Fier, apeli në "Ora News" sjellë ndihmë ekonomike për familjen Braçaj

2015-08-22 7

Tre femijët e familjes Braçaj do të kenë mundësi të paktën për disa kohë të plotesojnë nevojat e tyre ekonomike.
Kontribues të ndryshëm i janë përgjigjur apelit për ndihmë pas kronikës së transmetuar në radio televizionin "Ora News".
Rajmonda Duka, koordinatore e një rrjeti social shqiptar i ka dhuruar kryefamiljarit një shumë prej 20 mijë lekë të reja për të lehtësuar jetesën e familjes.
Familja Braçaj bëri thirrje për ndihmë në Ora News për gjendjen e veshtirë ekonomike në të cilën jetonte. Kryefamiljari tha se do ndërmerrte aktin ekstrem të "flijimit të tre djemëve të tij| nëse shteti nuk do t'i gjente një vend pune, për shkak të pamundësisë për tu kujdesur për ta.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/