Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori Amerikan Donald Lu lëshoi sërish akuza të forta për sistemin e drejtësisë. Në 20-vjetorin e shkollës së magjistraturës, diplomati amerikan tha se në vend ka 4 klane kriminale në përbërje të të cilave janë 20 familje.
Ndërsa sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria vijon të jetë pika kyçe e krimit të organizuar
Donald Lu: Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave. Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë. Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët.
Si për t?i kujtuar drejtësisë se asnjë peshk i madh nuk është vënë para ligjit, ambasadori amerikan përmendi dhe krerët e disa prej këtyre grupeve.
Donald Lu: ?Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët.
Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës, Emiljano Shullazi për të cilin media pretendon se vazhdon të bëjë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit.
Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit, që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut por në mënyrë të mistershme Lul Berisha mbetet i lirë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lu-20-familje-kriminale-shqiptare-dominojne-aktivitetin-kriminal/