Rasti i abuzimit seksual i minorenes në " /> Rasti i abuzimit seksual i minorenes në "/>

Ora News – "Kavaja" në Kuvendi, Berisha: Fshehët krimin që në tetor, Lleshaj: S'i kam duart me gjak

2019-02-07 1

#oranews #abuziminekavaje #saliberisha #sanderlleshaj
Rasti i abuzimit seksual i minorenes në Kavajë përplasi në kuvend ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ish-kryeministri që sinjalizoi dhe i pari opinionin për ngjarjen, tha se të gjithë strukturat shtetërore përgjegjëse kanë qenë në dijeni të ngjarjes së ndodhur në tetor të vitit të shkuar por kanë fshehur krimin dhe nuk kanë reaguar.

Në përgjigje Ministri i Brendshëm tha se personat përgjegjës janë arrestuar para se lajmi të bëhej publik.

Mes tyre ata nuk kursyen dhe akuza personale.

Berisha: Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve. Në një krim të shëmtuar që ndodhi në Kavajë, përdhunim kolektiv, policia u njoftua por policia ishte në anën e përdhunuesve dhe heshti dhe fshehu krimin. SHISH dhe kreu i tij njoftoi kryeministrin dhe ministrat respektivë. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Fshehën krimin. Përsëritën të njëjtin skenar këta përdhunues që përsëriten tre muaj më parë me djalin e deputetit të ture, përsëritën të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kryetarin e grupit parlamentar për përdhunim. Ç'moral kanë këta të dalin para jush qytetarë, është dita juaj. Nëse nuk i krehni, nuk do të keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkolla. Këta kanë morarin e përdhunuesve, këta akuzojnë viktimat.

Lleshaj: Lidhur me akuzat që u drejtuan në drejtim të policisë së shtetit theksoj edhe njëherë me përgjegjësi të lartë shtetërore se rasti i Kavajës është trajtuar nga policia e shtetit në momentin zero, në momentin e parë. Policia e Shtetit ka reaguar në momentin zero, me 29 janar 2019 ndaj denoncimit. Akuzat ndaj policisë së shtetit janë të pabaza, të dëmshme dhe dashakeqe për të nxirë një institucion i cili i shërben me besnikëri dhe devotshmëri qytetarëve shqiptarë. Publikimi në rrjete sociale është bërë pasi shtetasit e akuzuar kanë qenë të arrestuar. Janë arrestuar se keni bërë atë palo-status, ka dokumenta shtetëror për këtë.

Berisha nga vendi: Turp tu vijë!

Lleshaj: Juve ti vijë turp që gënjeni gjithë Shqipërinë. Kriminel më thoni mua ju? Mua kriminel nuk më thoni dot ju se i kam "duart e bardha", nuk kam gjak në duar.Policia e shtetit i ka arrestuar përdhunuesit përpara se lajmi është bërë publik.

Berisha: Një prind i vërtetë nuk ja lejonte vetes kurrë këtë. Policia ka reaguar vetëm pas denoncimit që u bë në rrjete sociale dhe ky vasal që nuk ka nder, dinjitet dhe nuk ka asgjë merr përsipër të mashtrojë në vend që të marrë masa por nuk e bën dot se zbaton urdhrin e Edi Ramës për të fshehur krimin. Ky krim ka ndodhur në tetor dhe të gjitha informacionet kanë ardhur në Tiranë.I ka marrë Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme dhe mender Kryeministri por vendosën të fshehin krimin se për ta përdhunimi është standard moral, se për ta fëmija i tjetrit është për tu përdhunuar, se për ta përdhunuesi duhet të jetë kryetar bashkie, se për ta përdhunuesi mund të marrë çdo funksion. A mund të imagjinoni një zyrtar që ka pafytyrësinë...

Free Traffic Exchange