Qarkullon në kryeqytet me armë zjarri dhe motorr të papajisur me dokumentacion.
Kapet në flagrancë nga skuadra "Shigjeta" e Forcës së Posaçme "Shqiponja".
Policia arreston 25 vjeçarin.
Gjatë kontrollit në banesë i gjendet dhe municion luftarak e lëndë narkotike.
Sekuestrohet armë zjarri, municion luftarakë, armë të ftohta, lëndë narkotike, targa mjetesh dhe prozhektor.
Më datë 29.09.2017, shërbimet e policisë të D.V.P.Tiranë, arrestuan shtetasin :
- Bruno Kurti, 25 vjeç, banues në Tiranë.