Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga njësia "Shigjeta" e Policisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje. Në pranga ra Leonardo Rakipllari, i cili qarkullonte me pistoletë me vete. Policia thotë se Leonardo Rakipllari, i cili po udhëtonte me automjetin "Audi" ku ishte pasagjer, iu gjet një pistoletë Zastava me 12 fishekë. Armën e mbante në çantën e tij të krahut. Ai u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje.