Ora News feston 10 vjetorin, spektakli me mbi 1000 të ftuar

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

10 vjet! Një dekadë që përfaqëson një jetë, një trup dhe një shpirt që po rritet për t?u shndërruar në busullën e informimit të gjthë shqiptarëve. Ora News, ekrani i dashur i shqiptarëve, tashmë la pas një projekt për të filluar një të ri, më të gjallë, me më shumë ngjyra dhe me më shumë profesionalizëm.
Një televizion që është ngjitur në podiumin e ekraneve më të ndjekur të shqiptarëve me shumë punë, përpjekje, sakrificë dhe përgjegjësi, tashmë është një realitet i pashmangshëm për të gjithë, është ekrani i konfirmuar për lajmin e fundit, është dritarja e të vërtetës.
Një investim i familjes Ndroqi që në vitin 2007, i nisur si një projekt i vështirë, i shoqëruar me pasiguritë e një sipërmarrje të re, sot është një afirmim i një ideje gjigande për t?i shërbyer qytetarëve dhe për t?i ofruar atyre një derë të hapur për çdo shqetësim apo sugjerim.
Yldon Ndroqi: Ju ftojmë të mirëpresim njeriun që më dha jetë mua por gjithashtu edhe këtij ekrani prestigjoz që natyrisht është më i miri.
Ylli Ndroqi: As nuk e kisha menduar kurrë që unë do tu shërbeja një ditë bashkëqytetarëve të vendit tim, por ja që ja dola, jo pak por një dekadë, ti shërbej, ti jap një informacion të duhur në kohën e duhur dhe sot festojmë një 10 vjetor të lumtur.
Të shumtë ishin miqtë që ndanë gëzimin me familjen e Ora News, Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i opozitës Lulzim Basha, ish-presidentët Nishani e Topi, politikanë, përfaqësues të medias, biznesmenë, gazetarë, analistë, na shoqëruan në momentet tona më të bukura, momentet kur Ora News nisi rrugëtimin e ri, të dekadës së dytë të jetës së saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-feston-10-vjetorin-spektakli-me-mbi-1000-te-ftuar/

Free Traffic Exchange