Ora News - PS ul numrin e punonjësve të vettingut, debate në komisionin

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ligjeve miratoi vetëm me votat e maxhorancës numrin e punonjësve për tre organet e vettingut: Komisionin e Pavarur të Kualifimit, Komisionerin publik dhe Kolegjin e Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese.
Në total për këto organe janë miratuar vetëm 113 punonjës nga 185 që ishte kërkuar prej tyre. Seanca u zhvillua me debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës por dhe vetë krerëve të këtyre institucioneve të cilët kërkuan tu plotësohen kërkesat lidhur me numrin e punonjësve.
Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj tha se ajo që kërkonin nuk ishte luks por një strukturë efikase për të kryer sa më mirë detyrën që u ishte ngarkuar
Natasha Mulaj: Ne kemi propozuar një strukturë të cilën e kemi mbështetur në ligjin që e keni krijuar vetë. Nuk e kemi krijuar ne, dhe e kemi reduktuar aq sa nuk mundemi më ta reduktojmë. I qëndrojmë asaj.
Në të njëjtën linjë ishte dhe kryetarja e Komisionit të Kualifikimit Genta Bungo dhe Komisioneri publik
Genta Bungo: Në emër të kolegëve dua të them që do të ishim shumë të lumtur të kishim atë strukturë por meqë ne jemi shumë të qartë për cfarë jemi zgjedhur, për cfarë ju na keni votuar, jemi shumë dashamirës të nisim mjenjëherë punën dhe nuk do të donim më shumë vonesa

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-ul-numrin-e-punonjesve-te-vettingut-debate-ne-komisionin/

Free Traffic Exchange