Ora News - Basha: Jo fraksione në PD, bashkim me ata që s’tradhëtuan në 25 qershor

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lulzim Basha ka dalë i lodhur por i kënaqur me debatin siç e quajti ai kostruktiv, në mbledhjen e Kryesisë, ndërsa është shprehur i qetë dhe i sigurt se në partinë që ai drejton nuk ka fraksione dhe se kundërshtari i vetëm është jo thjesht Edi Rama si person, por ajo që ai përfaqëson.
Kreu i selisë blu pranoi se mbledhja është karakterizuar nga debate të cilat ai i ka quajtur brenda etikës, duke konfirmuar se Kryesia ka votuar me unanimitet pro bërjes së një analize për zgjedhjet e 25 qershorit dhe reflektime të duhura në statut.
Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë tha se nuk do të ketë fraksione në PD për aq kohë sa ai do të drejtojë këtë forcë politike.
Basha tha se bashkimi i demokratëve do të bëhet me ata që nuk tradhëtuan demokratët në 25 qershor.
Basha: Sa kohë të jemi unë në PD nuk do të ketë fraksion në PD, por do të ketë hapësirë për këdo demokrat që të kontribuojë për qëllimin e përbashkët që është një qëllim kombëtar, jo thjesht qëllim i PD për të cliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat që qeverisin sot si aleate të denja të Ramës.
Bashkimi i demokratëve është bërë gjithmonë rreth atyre që demorkatët nuk i kanë tradhëtuar asnjëherë dhe që nuk i tradhëtuan as në 25 qershor. Rreth vlerave si shqiptarë, si europianë si patriotë dhe rreth qëllimit të përbashkët që ti shërbejme qytetarëve shqiptarë.
Kreu i opozitës tha gjithashtu së në mbledhje u mor një vendim unanim që është nisja e analizë dhe konsultimeve nga baza për të dalë nga ky proces me nje PD me të fortë.
Basha: Virtyti i një vendimi unanim është se janë rrahur të gjitha mendimet. Sepse nuk është lënë asnjë padëgjuar dhe asnjë argument pa u rrahur nga të gjitha drejtimet e duhura për të marrë një vendim. Vendimi i drejtë dhe vendimi unanim është nisja menjëherë e procesit të analizës dhe konsultimit me një qëllim: Për të dalë nga ky proces si një Parti Demokratike edhe më e fortë, më e gatshme, më demokratike, më e bindur për ti shërbyer njerëzve dhe demokracisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-jo-fraksione-ne-pd-bashkimi-rreth-atyre-qe-stradhetuan-ne-25-qershor/