#rtvora #oranews
Zonat përrreth Durrësit kanë qenë në qendër të vëmendjes nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili vizitoi disa nga familjet e prekura. Banorët shprehen se shteti i ka lënë në harresë, ndërsa Basha e cilësoi situatën kriminale.
Fshati Hamallaj në Durrës ka qenë fare pranë epiqendrës së tërmetit të 26 nëntorit, si dhe epiqendër i disa post lëkundjeve të tokës, e për pasojë numëron dëmtime të rënda në banesa.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vizitoi banorët, të cilët shprehen se janë lënë në harresë nga shteti.
?Nuk ka ardhur askush të vlerësojë shtëpinë. Nuk ka ardhur aksush të na sjellë një çadër?- është fjalia që thonë njësoj të gjithë banorët që takoi kryetari i PD, Lulzim Basha në Hamallaj, në Qendër Manzë dhe në Radë.
?Dritën e lidhim vetë me shpenzimet tona, ujin vetë, rrugën e bëjmë vetë, çdo gjë vetëm me forcat tona. Ku është shteti për ne? Nuk ka shtet për ne? Vijnë vetëm kur na kërkojnë votat??- shprehet e revoltuar një kryefamiljare në Hamallaj, e cila kërkon vlerësimin e shtëpisë së saj.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-perballet-me-ankesat-e-banoreve-te-hamallajt-ne-liste-te-zeze-ata-qe-svotuan-me-30-qershor
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp