Ora News - Minutat fatale që shkaktuan vdekjen e trenjakëve në Durrës

2018-05-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duhet te ishin në kopësht së bashku me vogëlushë të tjerë, por sot ata përcillen për në banesën e fundit. Jeta e trinjakëve 4 vjecare Artur, Valerio dhe Alesio Konçi u ndërpre ende pa nisur, teksa dhoma ku ata qëndronin, të vetëm në shtëpi, u përfshi nga flakët.
Ngjarja tragjike i ka tronditur të gjithë.
Fqinjë, të afërm dhe arsimtarë, kanë ardhur pranë familjareve per ti ofruar mbeshtetjen e tyre.
Daja i familjes tregon gjithcka ka mesuar rreth ngjarjes. Teksa i ati i femijeve ndodhej në punë larg. E ëma i kishte mbyllur të vegjelit në dhome për të çuar tek vjehrra vetem 100 metra larg dy vajzat e rritura për të mësuar.
Dyshohet se zjarri ra në banesë gjatë kohës që fëmijët luanin me shkrepëse. Sipas hetuesve flakët kanë rënë fillimisht në perdet e banesës dhe tymi ka asfiksuar fëmijët. Më pas zjarri është përhapur në gjithë ambientin
Edhe daja i shtëpisë jep këtë version: ?Vetëm shkrepsja e ka bërë. Është djegur perdja, perdja është shkëputur ka rënë në divan dhe ka marrë flakë?
Por nuk përjashtohet as pista e një shkëndije elektrike nga një prizë treshe që ishte e vendosur në mes të dhomës.
Tragjedia ndodhi në familjen e Gazmend Konçit pasditen e 20 shtatorit në Romanat të Durrësit. .
Ekspertët e mjekësisë ligjore thonë se vdekja e fëmijëve ka ardhur nga djegia dhe karbonizimi i trupit. Ekspertiza foli për asfiksi dhe djegie të shkallës së larte të trupave, që u ka shkaktuar vdekjen tre të vegjelve.
Ceremonia mortore është caktuar në orën 15:00
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/sot-lamtumira-per-alesion-valerion-dhe-arturin/