Report TV - Kush është i “forti” i Bulqizës që bëri atentatet në Tiranë

2018-05-02 2

Pak ditë më parë Policia e Bulqizës arrestoi një person që lëvizte me armë pa leje dhe drejtonte një makinë me targa false.

31-vjeccari Besmir Zeneli u ndalua edhe pas informacioneve se qëllonte me armë në ajër në Zerqan të Bulqizës.

Gjatë operacionit Besmir Zeneli goditi me makinën e tij tip Range Rover edhe automjetin e policisë, duke vënë në rrezik jeten e efektivëe 4 ditë më parë. Por nga hetimet rezultoi se Besimir Zeneli është një emër i njohur për Policinë.

Në 4 maj të këtij vitit Besmir Zeneli i bëri atentat 26-vjeçarit Dejvis Rrustemaj. Ngjarja ndodhi në zonën e Kinostudios, kur sapo Dejvis Rrustemaj doli nga një bilardo, u qëllua nga 31-vjeçari Besmir Zeneli.