http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punimet në sheshin ?Skënderbej?, vijojnë me sistemimin e hapësirës midis Bibliotekës Kombëtare dhe Kullës së Sahatit. Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Bienalen e Arkitekturës së Çikagos, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, tha se do krijohet hapësira për Kopshtin e Librave, si dhe stacionin e autobusëve. Por ai saktësoi se ka nisur puna për hartimin e një projekti për të eliminuar derdhjen e ujërave të zeza në Lanë.?Jemi duke bërë një projekt me qeverinë japoneze, e cila vendos të gjithë kanalizimet e zeza në një kolektor që i shmang nga derdhja në Lanë. Në një farë mënyre, Lana ishte kthyer në kolektorin natyral të Tiranës. Kolektori zgjidh të paktën problemin për 300 mijë familje, pra pjesën veriore të qytetit. Do të duhet të bëjmë të njëjtin investim edhe për pjesën jugore. Brenda 5 viteve nuk do të kemi më ujëra të zeza që derdhen në Lanë, por dy kolektorë që ecin paralelisht.? Gjatë qëndrimit në Çikago, kryebashkiaku pati një takim edhe me komunitetit shqiptar atje, ku vuri theksin tek e drejta e votës së emigrantëve. ?Fatmirësisht, qeveria ?Rama 2? e ka një Ministri për Diasporën dhe besoj ka ministrin ideal për çështjet e diasporës si Pandeli Majko. Besoj se ai do të vijë këtu, e në Europë, për të ringritur një rrjet, i cili do të na çojë përfundimisht në vendosjen e sistemit të votës për shqiptarët që jetojnë jashtë. Ky është një argument që unë e kam bërë prej 10 vitesh, edhe kur kam qenë në opozitë. Nuk mund t?u kërkosh njerëzve të jenë aktivë ekonomikisht, nëse nuk janë aktivë politikisht.?Kryebashkiaku Veliaj theksoi se çdo krizë është në vetvete një mundësi për të përmirësuar diçka dhe se pavarësisht vështirësive, motoja e Bashkisë së Tiranës është çdo ditë një punë konkrete.