https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Restaurimi i sheshit "Nene Tereza" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita historike qe Papa Françesku pritet te beje ne Tirane me 21 Shtator do te sjelle edhe rikonstruksionin e Sheshit Nene Tereza. Sipas Institutit te Monumenteve te Kulturës, qe po merret me projektin nje nga detajet qe do te ndryshoje, është heqja e shatërvanit simbol i këtij sheshi. Ne fakt, ky shatërvan nuk ka qene pjese e projektit origjinal, atij italian te vitit 1939. Gerardo Bosio, arkitekti italian qe krijoi kompleksin e bulevardit ne vitet '30 nuk e kishte menduar ketë shatërvan, i cili iu shtua sheshit ne fillim te viteve '80, ne kohen e komunizmit, siç duket edhe nga pamjet e filmit te atyre viteve "Ne çdo stine". Por, mbajtja e meshës se madhe te Papa Françeskut, e cila do te ndodhe pikërisht këtu sjell kështu kthimin ne origjinalitet te zonës. Drejtuesja e Institutit te Monumenteve te Kulturës, Arta Dollani zbulon per Vizion Plus se bashke me heqjen e shatërvanit i cili prej kohesh është jashtë funksionit, do te restaurohen edhe shkallaret e Universitetit Politeknik, ato qe gjenden anash Universitetit te Arteve, afër Presidencës dhe Rektoratit. Një detaj është nivelimi i sheshit, sidomos zonës ku do te hiqet shatërvani si dhe pastrimi i fasadave te gjithë kompleksit. Instituti i Monumente te Kulturës ka propozuar disa variante te ndërhyrjes ne shesh, te cilat pritet te shqyrtohet mesditën e te martës ne Këshillin Kombëtar te Restaurimit ku edhe do te vendoset për projektin final. Nuk dihet nëse nje prej këtyre propozimeve do te jete edhe ky maket ne 3D, i cili u hodh si ide ne vitin 2011 nga ish-Kreu i Institutit te Monumenteve Apollon Baçe, i cili gjithashtu asokohe deklaroi se do te hiqte shatërvanin nga sheshi "Nene Tereza". Menjëherë pas miratimit te projektit ditën e marte, specialistet pritet te nisin një pune intensive për t'i dhëne nje imazh te ri kësaj zone para datës 21 Shtator.