Me nisjen e vitit të ri shkollor 2017-2018, është përuruar në kryeqytet shkolla 9-vjeçare 'Hasan Tahsin'.
Ambientet e rinovuara të kësaj shkolle u përuruan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e Ministrja e Arsimit , Lindita Nikolla, të cilët pasi u njohën nga afër me kushtet e shkollës, uruan suksese në vitin e ri shkollor.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se sot në të gjithë Tiranën janë hapur 191 shkolla me ambjente të rregulluara.
?Dua t?ju uroj të gjithëve nga zemra Gëzuar vitin e ri shkollor! Jam shumë i lumtur që në të gjithë Tiranën sot ja hapur 191 shkolla, njëra më e mirë se tjetra. Në shkollat ekzistuese kemi bërë shumë punë, shumë riparime, ndërkohë që jam shumë i lumtur që bashkë me shoqen time, mikeshën time, kolegen time, motrën time, Lindita Nikolla ne do hapim 4 shkolla të reja këtë vit?, tha Veliaj.