Report TV - PD u përça për Gramoz Ruçin por Basha paralajmëron protesta

2018-05-02 0

Pas përfundimit të seancës plenare, Lulzim Basha iu bashkua protestës së antikomunistëve para Kuvendit. Basha deklaroi se shumica zgjodhi pinjollin e fundit të komunizmit, ndërsa akuzoi se Ruci nuk lejohet që të shkelë në SHBA, pasi është i akuzuar për lidhje me krimin.

Kryetari i PD paralajmëroi protesta në vazhdim, kur u shpreh se do i prijë kësaj beteje deri në largimin e së keqes së madhe, sikur cilësoi ai qeverinë Rama.

?Mblidhemi për të luftuar së bashku, që e djeshme të mos rikthehet , kjo ditë rëndon dyfish sot, ku në parlamentin e dalë nga droga u mor vendimi për të zgjedhur pinjollin e fundit të diktaturës dhe për të sfiduar aspiratën për një Shqipëri të pastër nga droga dhe krimi.