http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bose e krimit te organizuar ne Shqipëri, nuk dënohen per shkak te lidhjeve me persona me influence. Kete akuze e ka artikuluar Ambasadori Amerikan ne Tirane Donald Lu ne fjalimin me te ashpër qe ka mbajtur per situatën e krimit te organizuar ne Shqipëri.Donald Lu: Shqipëria ka nivelin me te ulet te ndjekjes penale per krimin ne Europe dhe problem është pandeshkueshmeria. Bose te fuqishëm te krimit te organizuar nuk dënohen per vrasje per shkak te lidhjeve me persona me influence.Dhe per diplomatin amerikan, Shqipëria e sotme i ngjan Amerikës se viteve 1920, duke hequr paralele mes Al Kapones dhe Emiljano Shullazit, i cili nuk përmendet per here te pare nga ambasadori Donald Lu.Donald Lu: Ne Shqipëri ata qe akuzohen si trafikante te mëdhenj droge dhe bosë te krimit te organizuar rralle përballen me ndjekjen e penale. Një nga shembujt qe ilustrojnë kete fenomen është rasti i te dënuarit per trafik droge Emiljano Shullazit, i cili per shume vite është akuzuar per vrasje, trafik droge dhe gjobevenie dhe u arrestua vetëm kohet e fundit. Ne SHBA ne përballemi me probleme te njëjta. Gangsteri ynë me i famshëm Al Kapone drejtonte nje grup kriminal ne Çikagon e viteve 1920-1930. Kur me ne fund ai u arrestua kishte nje pasuri qe shkonte deri ne 100 milion dollarë te ndërtuar mbi prostitucion, kumar e kontrabande. Dhe ai e beri te gjithë kete, duke pasur nje organizate kriminale qe kontrollonte njerëz brenda policisë, brenda sistemit gjyqësor dhe ne bashki.Lu theksoi se situata ne Shqipëri është serioze, por reforma ne drejtësi dhe dekriminalizimi, mund te shërbejnë per te ndryshuar realitetin dhe per t?i dhene fund pandeshkueshmeriseDonald Lu: Shqiptareve u ka ardhur ne maje te hundës nga kriminelet ne politike. Përpjekja e suksesshme per te hequr kriminelet, trafikantet e drogës dhe përdhunuesit nga parlamenti dhe qeverisja vendore do te ketë nje efekt afat-gjate ne reduktimin e pandeshkueshmerise se krimit te organizuar ne Shqipëri. Gjithashtu shërben edhe si paralajmërim per kriminele te tjerë; te futesh ne politike i ben keq biznesit; do te hedhe drite ne aktivitetet kriminale dhe do t?ju fusë ne burg.Ambasadori ka sqaruar edhe njëherë funksionimin e strukturës anti-korrupsion qe do te ngrihet si pjese e reformës ne drejtësi dhe mbështetjen qe Shtetet e Bashkuara do te japin per te Prokurorinë e Posaçme e veçanërisht per Byronë Kombëtare te Hetimit.Donald Lu: Ky do te jete nje grup serioz dhe i afte hetuesish. Ata do t?i nënshtrohen vazhdimisht testeve ne makinën e te vërtetës; do te marrin trajnimin me te mire, dhe nje agjent i FBI do te caktohet nga Uashingtoni, per t?u siguruar se ata do te kenë efektivitet ne punën e tyre dhe do te hetojnë çështjet jashtë ndikimit politik.Ne seminarin e organizuar nga qendra Marshall shqetësimit te Ambasadorit Amerikan iu bashkua edhe ambasadorja e Gjermanisë, e cila theksoi se duhet te filloje pa vonese zbatimi i reform...