https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Ndëshkohen firmat e kromit, pezullohet pjesërisht "Albkrom" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka mjaftuar vetëm një kontroll njëmujor nga ministria e Industrisë për të nxjerrë në dritë një seri shkeljesh të firmave që shfrytëzojnë kromin në Shqipëri. Raporti i bërë publik nga ministri Damian Gjiknuri ve në dukje abuzime që nisin që nga masat e sigurisë, e deri te mashtrimi me investimet. Për pasojë janë marrë masa për 29 subjekte, mes tyre edhe për koncesionarin më të madh në sektorin minerar, kompaninë "Albkrom". Ndaj saj është marrë masa e pezullimit të pjesshëm të licencës. Ky vendim i ministrit Gjiknuri erdhi pasi kompania nuk ka realizuar planin e investimeve, por pa dhënë shifra konkrete. Sipas rezultateve të kontrollit, 17 kompanive u është pezulluar pa afat leja koncesionare, për shkak të mosrespektimit të kontratës. Ministri Gjiknuri tha se mosrespektimi i kërkesave nga ana e kompanive do të detyrojë ministrinë t'i heqë licencën. Në total janë dhënë rreth 800 leje minerare, por koncesioni më i rëndësishëm është ai i kompanisë "Albkrom". Kjo kontratë ka kaluar mes debatesh të forta, kohë më parë, nga kompania austriake "ACR" tek firma shqiptare "Albkrom".

Free Traffic Exchange