http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy dite pasi Partia Demokratike publikoi pamjet e nje parcele te mbjelle me hashash prane aeroportit te Rinasit; kjo zone sipas saj vazhdon te gëzoje mbrojtjen e shtetit. Kreu i Departamentit te Sigurise ne PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se këto 6 ha janë te paprekshme pasi mbrohen nga kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi.?Të gjithë kanë dijeni, nga operativi i zonës, tek polici që ka shtëpinë ngjitur, shefi i komisariatit, drejtori i policisë, tahiri, Rama; por e fshehin, e ruajnë, dhe po bëhen gati ta vjelin e ta hedhin në treg. Pas denoncimit tonë dy ditë më parë, policia ka bërë sikur ka ndërhyre në një pjesë të parcelës. Ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron aty dhe po nxitohet të mblidhet, edhe në këtë moment që flasim. Ky është sundimi i bandës së drogës në vend?.Sipas Alibeajt, përgjegjës per kete situate te rende eshte vete kryeministri Edi Rama, i cili është në krye të skemës së 30 përqind të fitimit.