Ora News – LGI në Gjirokastër zgjedh kryetaren e re, Mirela Mamani

2018-03-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mirela Mamani, është Kryetarja e re e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Gjirokastër e zgjedhur nga konventa e kësaj dege ku të pranishëm ishin deputetët, Vangjel Tavo, Monika Kryemadhi, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjoshaj si Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami. Deputetja Monika Kryemadhi vlerësoi se LSI do t?i çojë më përpara vlerat sepse Shqipëria ka nevojë për një parti të vërtetë të majtë e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e mesme dhe atë shtresë që është shumica e popullit shqiptar.
Kryemadhi: ?Politika ndonjëherë është shumë e egër, shumë e fortë, por ndonjëherë në momente të caktuara njeriu merr edhe vendime shumë të rëndësishme për jetën. Një nga ato vendime për mua ishte dhe krijimi i LSI-së, një parti e re me disa vlera që ne mendojmë dhe besojmë se LSI duke pasur si bashkëformuese Lëvizjen Rinore për Integrim dhe Lëvizjen e Gruas për Integrim do t?i çojë më tutje. Do t?i çojë më tutje sepse Shqipëria ka nevojë për një parti të vërtetë të majtë e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e mesme dhe atë shtresë që është shumica e popullit shqiptar. Ne kemi nevojë për një largim nga politika e konfliktit. Kemi nevojë për paqe shpirtërore me njëri-tjetrin sepse në fund të fundit, të gjithë provizor jemi në politikë, por e vetmja gjë që nuk është provizore është ky popull, këta njerëz , që e shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe besojnë se ky vend do të bëhet?.
Ndërsa Ministrja e Integrimit dhe njëherësh Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha shprehu bindjen se suksesi i LSI-së do të vazhdojë edhe në 2017-n.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lgi-ne-gjirokaster-zgjedh-kryetaren-e-re-mirela-mamani/

Free Traffic Exchange