Repor TV - Ekskluzive/Gruaja e Ballistit për Report TV: S'meriton ekstradim

2017-10-24 0

?Ai është baba nuk meriton të qëndrojë në burg, dua të di cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare çfarë masash do të ndërmarrë?.

Është ky reagimi i bashkëshortes së Ballist Morinës, Federica Lo Toro, pas vendimit të Gjykatës së Lartë kroate për ekstradimin e njeriut të dronit drejt Serbisë.

Në një prononcim ekskluziv për Shqiptarja.com e Report TV, zonja Lo Toro shprehet se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të evituar ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë.

?Ajo i bën apel të drejtpërdrejtë shtetit shqiptar për të ndikuar në bllokimin e vendimit të drejtësisë kroate. Sipas saj, Ballisti, baba i dy fëmijëve, nuk meriton të esktradohet.

?Doja të kuptoja nëse është duke u bërë diçka, cili është pozicioni i qeverisë shqiptare.

Sigurisht nuk e pritëm mirë ekstradimin do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta evituar na duhet edhe mbështetja e qeverisë, mendoj se duhet ta kemi por po presim se cili do të jetë qëndrimi", shprehet Lo Toro.

Dhe një nga procedurat që do të ndjekë është vijimi i kërkesës për azil politik.