Merkel paralajmëron Turqinë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se qeveria e saj do t?i rishikojë raportet me Turqinë dhe ka kërkuar një pauzë në negociatat e Bashkimit Evropian me Ankaranë, pasi autoritetet turke kanë arrestuar edhe dy gjermanë të tjerë.

Duke folur në një tubim në Nuremberg, Merkel tha se nuk ka baza juridike për arrestimin e 12 gjermanëve, të cilët janë paraburgosur për ?akuza politike?, dhe se ata duhet të lirohen së shpejti. Në mesin e tyre është edhe gazetari, Deniz Yucel, korrespondent i së përditshmes gjermane, Die Welt, i cili është arrestuar para gjashtë muajsh, si edhe një avokat i të drejtave të njeriut, i kapur në Stamboll këtë vit.

Më herët presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i quajti partitë kryesore politike gjermane si armiq të Turqisë dhe që meritojnë të refuzohen nga votuesit gjermano-turk. Ndërsa në reagimin e saj të ashpër, lidhur me tensionet mes Berlinit dhe Ankarasë, Merkel i quajti deklaratat e Erdogan të papranueshme, ndërsa theksoi se nuk ishte e përshtatshme të kryheshin më shumë bisedime, për pjesëmarrjen e Ankarasë në një union doganor të Bashkimit Evropian. Shumë shtetas evropianë janë arrestuar në Turqi gjatë periudhës së fundit, të akuzuar për përfshirje në grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar, kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.