https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Twitter"-i vijon të jetë i bllokuar në Turqi, por rrjeti social ka nisur një fushatë për sensibilizimin e përdoruesve në gjithë botën për kufizimet në atë shtet. Etiketimi "#Twitterisblockedinturkey", thënë në shqip, "Twitteri është i bllokuar në Turqi", është kthyer në publikimin më të klikuar të këtij rrjeti social, duke u përhapur në mbarë botën. Ndër njerëzit që kanë postuar në lidhje me këtë është edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton. "Liria e shprehjes dhe e ndërlidhjes është e drejtë themelore. Njerëzit në Turqi e meritojnë që t'u rikthehet ajo e drejtë", shkruan Klinton duke i bashkangjitur edhe etiketimin e sugjeruar nga "Twitter", para të cilit shfaqet edhe simboli "#" (thurje). Ky simbol përdoret veçanërisht në "Twitter" për të tërhequr sa më shumë klikime në rrjet. Së fundmi, në Turqi, qeveria bllokoi përdorimin e rrjetit të famshëm social amerikan, pasi kryeministri Erdoan pretendon se "Twitter" po përdoret nga kundërshtarët e tij për ta sulmuar politikisht. Bllokimi i "Twitter"-t shkaktoi shumë reagime, brenda dhe jashtë Turqisë.