Ora News – Gjyqtarja paralajmëroi vrasjen në një letër drejtuar ambasadorit Lu

2017-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viktima e dhunës makabre të ish bashkëshortit jo vetëm që e kishte paralajmëruar por edhe kishte kërkuar ndërhyrjen e ambasadës së SHBA, ndpërmjet një letre që i ka derguar ambasadorit amekrian Donald Lu. Letra e cila është drejtuar ambasadorit amerikan fill pas tentatives se parë për vrasje nga ish bashkëshorti, përmban alarmin e nje gruaje, të një nëne, por edhe të një gjyqtareje, pjesë e këtij sistemi drejtësie.
Në letrën e saj Fildeze Hafizi ngre shqetësimin që sipas saj nuk lidhet vetëm me atë personalisht, por me shume gra shqiptare, viktima të dhunës në familje, dhe më pas viktima të këtij sistemi drejtësie.
39-vjeçarja, në atë kohe gjyqtare magjistrate, ngre shqetësimin se si në hetimet e saj prokurori e akuzoi autorin vetem per dhunë në familje dhe për armëmbajtje pa leje edhe pse ai ne 19 korrik të 2015 ai kishte tentuar të eliminonte atë padrejtesisht
?Shqetësimi im i vërtetë filloi kur unë e kuptova që edhe pse tashmë jam pjesë e sistemit të drejtësisë akoma edhe sot që po ju shkruaj nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore në mënyrë që të jepet drejtësi. Për një vepër të kryer në kushtet e flagrancës ka 9 muaj që nuk bëhet dot asnjë seancë gjyqësore. Unë e përjetoj profesionin tim si një mision të shenjtë të cilin fati dhe zoti ma besuan mua në shërbim të njerëzve që i drejtohen gjykatës me besim dhe shprese se do të gjejnë drejtësi. Kur ëndërroja dhe lufotja me forcat e mia që një ditë të bëhëm pjesë e sisitemit të drejtësisë, gjithmonë kam aspiruar që t?i shërbej me dinjitet dhe pavarësi dhe paanësi të plotë njerëzve.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqtarja-paralajmeroi-vrasjen-ne-nje-leter-drejtuar-ambasadorit-lu/