Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pranuar se publiku ka një shqetësim në rritje lidhur me konçesionet e pasurive publike të vendit.I ftuar në emisionin ? Të Paekspozuarit? të gazetarit Ylli Rakipi, Meta kërkoi më shumë transparencë.
Deklararat kryesore të Ilir Metës në emision
1.Konçesionet shqetësim publik në rritje, transpareca detyrim i rëndësishëm. Të veprojë Prokuroria
2.Do të ndërmarrim veprime legjislative për konçenionet
3.Nuk do të isha i sinqertë po të thoja që nuk dua të jem President
4. LSI është për sistem proporcional me korrektim kombëtar.Listat e mbyllura nuk e ndihmojnë parlamentarizmi
5. Primi, sistemi grek është Dushku ynë
6. Largimet, politikanët në parlament krijojnë një lloj depresioni te qytetarët. Po ikin edhe njerez që kanë pasur një punë
7.Duhet debat i gjerë për drejtësinë, reforma nuk ka për qëllim të burgosë politikanë
8.Dekriminalizimi, ky parlament është përgjegjësi e të gjithëve
9.Taksat e larta premtim i PS, ne jo partizan i tyre.Nuk i shohim taksat si problem ideologjik
10.Qeverisja duhet përmirësuar