Me ashpërsimin e ligjit anti-mafia, konstituimin e organeve të Vetingut dhe miratimin e bazës ligjore për ngritjen e institucioneve që do të luftojnë korrupsionin elitar, institucionet ligjzbatuese konstatojnë një rritje të numrit të rasteve të dyshimta të pastrimit të parave.
Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka rritur numrin e referimeve në Prokurori e Polici, konkretisht 178 raste të dyshimta për pastrim parash, nga të cilat për 31 raste, me vlerë 3.8 milionë euro.
Shqiptarja.com ka mësuar se, nga 178 raste, në gjashtëmujorin e parë të vitit, janë konstatuar gjashtë raste të pastrimit të parave, ku të përfshirë janë persona politikë, të cilët deklarojnë pasurinë dhe transaksionet pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.