Amerikanët në pritje të eklipsit të diellit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë pas 99 vitesh, hëna do të mbulojë plotësisht diellin dhe do të lërë në errësirë për dy minuta e 40 sekonda të gjithë Amerikën Veriore, ndërsa pjesa tjetër e SHBA-se, do të shohë një eklips të pjesshëm. Miliona njerëz në të gjithë vendin janë bërë gati dhe janë pajisur me lentet e veçanta, edhe pse kanë hasur vështirësi në gjetjen e tyre pasi në treg nuk ka patur mjaftueshëm. Mbi 250,000 lente diellore janë shpërndarë falas. Eklipsi i 21 gushtit është cilësuar si ngjarje e rëndësishme për amerikanët, për shkak se kjo ngjarje ndodh vetëm 1 herë në 100 vjet. Por a do të mund ta shohim ne eklipsin diellor? Sipas specialistëve, përveç SHBA, edhe një pjesë e vendeve të Afrikës dhe Evropës do të mund të shohë një eklips diellor të pjesshëm.

Free Traffic Exchange