Ne pritje te "Rama-Berisha" - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Takimi i shumëpërfolur Rama-Berisha qe do te zhvillohet këtë mbrëmje pritet te hedhe drite mbi shanset qe mund te ketë votimi i një presidenti konsensual ne parlament. Ne orën 20:30 palët do te ngjisin shkallet e Kryesisë se Kuvendit, aty ku janë kryer te gjitha negociatat për këtë proces, fillimisht mes aleteve ne qeverisje, e me pas edhe me forcat e opozitës. Sali Berisha do te jete i shoqëruar ne takim nga Astrit Patozi, ndërsa Edi Rama nga Gramoz Ruci, përkatësisht dy krerët e grupeve parlamentare te PD-se dhe PS-se. "Vizion Plus" ka kontaktuar me formacionet e dy palëve ne takim, për te kuptuar se çfarë pritet te ndodhe sonte. Mësohet se demokratet do te shkojnë ne bisedime duke hedhur serish ne tryeze emrin e kandidatit jo zyrtar, Xhezair Zaganjori. Ata do te tentojnë te arsyetojnë se ky kandidat i plotëson te gjitha kërkesat, edhe te opozitës, është jopartiak dhe me integritet. Nga ana tjetër, socialistet mësohet se nuk do te servirin emra ne tavoline, por me se pari do te shtrojnë pyetjen thelbësore: A do vërtet mazhoranca ta zgjedhe presidentin se bashku me opozitën. Ne varësi nga përgjigja e kësaj pyetjeje, do te marrin rrjedhe bisedimet e pritshme. Ne njëfarë mënyre, takimi i sotëm është matje pulsi i palëve karshi njëra-tjetrës. Pak ore para se Berisha e Rama te ulen përballë, ambasadori i BE, Ettore Sequi ka vizituar kreun e selisë roze, Edi Rama. Ne një prej bareve pranë selisë roze, diplomati Sequi dhe Rama kane qëndruar përreth një ore. Pas takimit ambasadori ka preferuar te beje vetëm një deklarate te shkurtër, se biseda është fokusuar tek perspektiva e integrimit te Shqipërisë ne BE, pa komentuar takimin e shumëpritur mes dy figurave te rëndësishme politike për çështjen e presidentit te ri te republikës. Ky ka qene i vetmi zhvillim politik gjate paradites se sotme ne pritje te takimit te pare mes liderit te maxhorances dhe atij te opozitës për emrin e ri te kreut te shtetit qe do te zhvillohet ne 20:30 ne ambientet e Kryesisë se Kuvendit. Raundi i dyte i votimit për president është te hënën, ne orën 10:00, por duket se nuk ka gjasa qe edhe nesër te kemi një kandidat zyrtar ne gare.

Meeting of the much talked-Rama Berisha to be held this evening is expected to shed light on the chances that could have a president consensual vote in parliament. At 20:30 the parties will climb the stairs of the Presidency of the Assembly, where all negotiations are conducted on this process, first among allied in government, and then also with the opposition forces. Sali Berisha will be accompanied at the meeting by Astrit Patozi, while Edi Rama by Gramoz Ruci, with two leaders of parliamentary groups of DP and SP. "Vision Plus" has contacted the formations of both parties at the meeting, to understand what is expected to happen tonight. Learned that the Democrats will go to talks table throwing again in unofficial candidate's name, Xhezair Zaganjori. They would tend to argue that the candidate meets all requirements, even the opposition, is no...