Ora News – Vlorë, urgjencat mjekësore në plazhin e Zvërnecit, trajnim për ndihmën e shpejtë

2017-08-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Urgjencat Mjekësore kanë ndërrmarë një tur trajnimesh për stafet mjekësore dhe pushuesit mbi ndihmën e shpejtë. Ndalesa e parë ka qënë në plazhin e Zvërnecit ku numri i pushuesve që morën pjesë në trajnim ishte shumë i lartë.
Numri i lartë i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e mbytjeve në det, ka nxitur Urgjencat Mjekësore që të ndërrmarin një fushatë trajnimesh për stafet mjekësore por edhe pushuesit.
Ndalesa e parë ka qënë në Zvërnces ku janë zhvilluar disa ore trajnime mbi ndihmën e shpejtë që duhet t`i jepet dikujt që rrezikon mbytjen në det. Kreu i Urgjencave Mjekësore Skëndër Brataj theksoi rëndësinë e këtij trajnimi.
Skëndër Brataj: Janë teknika të thjeshta, në radhë të parë mos të mbytet kush shkon të japë ndihmë dhe në radhë të dytë kur dalim në breg sesi mund ti japim ndihmën e parë një personi, që është shumë e thjeshtë të bëhen dy manovra të një qytetari, nuk është e thënë të jetë personel mjekësor. Instikti i dhënies së ndihmës është të futesh në det dhe të shpëtosh dike që është në nevojë. Por vetëm mënyra sesi i afrohemi tek i mbyturi shumë herë dhe sic e keni vënë re viktimë ngelet kush është future për të dhënë ndihmë, siç ndodhi pak ditë më parë në Zvërnec.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/urgjencat-mjekesore-ne-plazhin-e-zvernecit-trajnim-per-ndihmen-e-shpejte/