Ora News – Regjistrimi i vendbanimit, skadon afati por ende fluks aplikimesh

2017-07-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Data 27 korrik ishte edhe afati i fundit i periudhës 6 mujore të amnistisë për deklarimin e ndryshimit të vendbanimit sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Por edhe sot në sportelet e njësive administrative vazhdon fluksi i qytetarëve që aplikojnë për të ndryshuar adresën e vendbanimit.
Erion Çuku, specialist pranë njësisë administrative numër 2 shpjegon se 27 korriku ka qenë afati i fundit.
Çuku: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka bërë një njoftim që afati i fundit për ndryshimin duhet të bëhet brenda datës 27 korrik 2017.
Të gjithë ata qytetarë që nuk arritën të bënin deklarimet do të përballen me penalitetin e gjobës në vlerë 10 mijë lekë edhe pse ekziston ende mundësia që të kenë një shans të dytë. Një vendim i tillë të mund ta marrë Parlamenti i ri.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile si pjesë e Ministrisë së Brendshme, gëzon të drejtën që të propozojë një amnisti të dytë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/regjistrimi-i-vendbanimit-skadon-afati-por-ende-fluks-aplikimesh/