A1 Report - Fluks aplikuesish, shtyhet afati i konkursit per "Lungomaren"

2015-08-21 0

VLORË- Konkursi për projektimin e vijës bregdetare të Vlorës ka ngjallur interest të madh. Fluksi i aplikanteve ka bërë që Ministria Zhvillimit Urban dhe turizmit të shtyjë datën e përfundimit të pranimit të projektëve me dy javë.

Pas fazës së aplikimeve, në datën 21-22 shkurt në Vlorë do të shpallen fituesit për projektimin urban të vijës bregdetare me një gjatësi 4.9 km.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit njofton se Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të qytetit të Vlorës njofton se 3 ditë përpara përfundimit të afatit zyrtar të dorëzimit të aplikimeve në faqen e Konkursit kanë aplikuar 96 projektues, nga te cilët 66 studio ndërkombëtare, 15 studio vendase dhe 15 grupime studentore.

Për shkak të kërkesave të shumta nga ana e aplikantëve për pjesëmarrje, në fund të muajit Janar, Ministria dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka vendosur të zgjasë afatin e dorëzimit të dokumentacionit për konkurrim me 2 javë, në mënyrë që t'u japë konkurrenteve më tepër kohë për të përgatitur propozimet e tyre.

Data e fundit e aplikimeve është 12 Shkurti dhe në faqen zyrtare të konkursit ëëë.vloraëaterfront.al mund të mësohen të gjitha detajet në lidhje me këtë proces.

Pas datës 12 shkurt, juria e ndërkombëtare e konkursit do të vlerësojë propozimet dhe do të përzgjedhë 5 studio/ propozimet më të mira, të cilat do të ftohen të paraqesin propozimet e tyre drejtpërsëdrejti përpara jurisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Vlorës, duke përzgjedhur më pas fituesin.
Faza finale e konkursit dhe shpallja e fituesit do të bëhet më datë 21 dhe 22 Shkurt, në Vlorë. Ky aktivitet do të shoqërohet edhe me ekspozimin publik të të gjitha propozimeve të ardhura në adresë të Konkursit Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit më 28 Nëntor të viti të shkuar shpalli Konkursin Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të qytetit të Vlorës.

Free Traffic Exchange