Ora News - Në Tiranë 17 shkolla me PPP, Veliaj: Evitojmë mësimin me dy turne

2017-07-27 2

Subscribe në Ora News këtu
17 shkolla të reja në kryeqytet do të ndërtohen përmes Partneritetit Publik Privat.
Projektvendimi që synon përmirësimin e infrastrukturës arsimore mori votat e 31 këshilltarëve në këshillin bashkiak të Tiranës, ndërsa më herët ishte denoncuar nga PD si një mega-aferë korruptive.
Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, garantoi se shkollat e reja do të evitojnë mësimin me dy turne.
Veliaj: Ne PPP, ose koncesionin e shkollave e kemi miratuar që parvjet, jo vetëm që e miratuam, i kemi vënë dhe taksë. Taksën e gjelbërimit e kthyem për shkollat. Jemi në shkelje nëse nuk e votojmë këtë. Sot pyetja është: A do të jemi ne këshilli bashkiak që e vendos Tiranën 24 orë me ujë dhe a do të jemi ne Këshilli bashkiak që heq shkollat me dy turne?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ne-tirane-17-shkolla-me-ppp-veliaj-evitojme-mesimin-me-dy-turne/