Report TV - Në tre ditët e fundit, Berati nën atmosferën e Festivalit Multikulturor

2017-07-23 0

Festivali multikulturor tërheq vëmendjen e vizitorëve dhe të qytetarëve të Beratit. Dje ky festival ka vijuar me Panairin e Librit dhe Artizanatit, ku për tre ditë ky qytet është kthyer në epiqendrën e aktiviteteve kulturore.

Përgjatë pedonales së qytetit qytetarët, por dhe vizitorët e shumtë në Berat kanë mundur të shohin krijimet e artizanëve të qytetit, të njihen dhe me titujt e fundit të librave. E ndërsa, pasditja ka kaluar në këtë atmosferë, mbrëmja ka qenë edhe më festive.

Qytetarët e Beratit shprehen se aktivitete të tilla duhen çdo fund javë në qytet, ndërkohë që vizitorët thonë se atmosfera e krijuar me festivalin ka qenë një vlerë më shumë në këtë qytet.

?Jemi argëtuar se na heq cik atë mërzitje e vapës. Po jo vetëm njëherë në vit, duhet çdo muaj. Beratit i duhen aktivitet të tilla. Berati është një qyteti i bukur, më i bukur edhe se Gjirokastra. Qyteti është shumë i bukur dhe me njerëz të këndshëm. Ky festival dhe iniciativa të tjera të këtij lloji i bëjnë shumë mirë Beratit dhe çdo qyteti tjetër shqiptar?, shprehen vizitorët dhe banorët në qytetin e Beratiti.

Free Traffic Exchange