“Shqipja, para zgjedhjeve vendore” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-19 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur i vendosur për të dërguar në Kuvend Ligjin për zyrtarizmin e Gjuhës Shqipe. Ai ka thënë për mediat se ky ligj, pavarësisht nëse shkon apo jo në Komisionin e Venecias, siç pretendon VMRO-ja, do t?i kaloje parlamentit.?Qeveria do ta miratojë ligjin për gjuhët para zgjedhjeve lokale dhe me këtë nuk do t?i humbasë votat e qytetarëve të bashkësisë etnike maqedonase e as asaj shqiptare. Askush nuk humb asgjë, secili ka të drejtën e barazisë në shoqërinë tone. Tashmë zgjidhja ligjore po përgatitet në Ministrinë e drejtësisë, besoj që shumë shpejt do të shkojë në Kuvend. Më tej do ta procedojmë në Komisionin e Venecias dhe në Kuvend.?Sipas kryeministrit maqedonas, ligji për Gjuhën Shqipe mund të miratohet dhe të hyjë në fuqi pasi te jete marre edhe mendimi i komisionit te Venecias.I pyetur nëse VMRO-ja do të kundërshtojë për ligjin, Zaev u shpreh se opozita ka mundësinë historike të përmbushë një premtim që e ka bërë kohë më parë. Gjuha ishte një nga kushtet e partive shqiptare per bashkëqeverisjen me Lidhjen Sociale Demokrate.