https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Të varfrit, "pengje" të këshillave vendorë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndihma ekonomike për shumë familje në Lezhë, rezulton të jetë burimi i vetëm i të ardhurave, ndërsa këto shuma mbetën shpesh herë peng i vendimmarrjeve të këshillave vendore. Nisur nga përplasjet politike, ato nuk mblidhen për miratimin e fondit të ndihmës, duke vështirësuar edhe më shumë jetën e këtyre familjeve. Një prej tyre është edhe ajo e Preng Kolës në Balldre. Cifti Kola ka 10 fëmijë, njëri prej tyre është me aftësi të kufizuar për punë, ndërsa ndihmën ekonomike kjo familje nuk e merr në kohë pasi nuk mblidhet këshilli i komunës. Nga ana tjetër kreu i Komunës Balldre Zef Doçi thotë se fondi për ndihmën ekonomike është i plotë teksa tregon së këshilli është pengesë. Problematika është ngritur sot edhe në prefekturë, ndërsa Shërbimi Social në Lezhë i ka tërhequr vëmendjen të gjitha njësive në Lezhë për këtë neglizhencë. Në komunën e Balldrenit trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 100 familje ndërsa rreth 330 të tjera trajtohen si invalidë dhe me të sëmurë me aftësi të kufizuara.