Ora News - Filmi i parë i Gentian Koçit konkurron në festivalin e Sarajevës

2017-07-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një nënë e vetmuar, pa shtëpi, e larguar nga puna për shkak të një aksidenti vdekjeprurës, kërkon një mënyrë për mbijetesë në zemër të një qyteti shqiptar. Ndodh në filmin e parë të gjatë të Gentian Koçit ?Dita zë fill?, i zgjedhur për konkurrim në programin kryesor të Festivalit së Sarajevës.
Koçi: Filmi flet për luftën e një nëne të re, që luhet mjeshtërisht nga Ornela Kapedani, që lufton nga mëngjesi në darkë për të mbajtur një vend pune.
Edicioni i 22 i Festivali i Sarajevës që mbahet në qendrën boshnjake midis 11-18 gushtit, ka në programin kryesor konkurrentë nga Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia. Filmi shqiptar ka një raport të mirë me këtë festival. Në edicionet e shkuara aty kanë konkurruar Xhuvani, Alimani. Isa Qosja ka fituar Çmimin e madh me ?Tri dritare dhe një varje?. Projekti i Koçit është prezantuar pikërisht tek ky festival katër vjet më parë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/kultura/filmi-i-pare-i-gentian-kocit-konkurron-ne-festivalin-e-sarajeves/