Report TV - "Dita zë fill”,filmi shqiptar vlerësohet në Festivalin e Sarajevës

2018-05-02 1

?Dita zë fill?, një film i ri shqiptar, që ka depërtuar për t?i bërë të dukshme dukuritë që vrasin shpirtin e qenieve njerëzore, ka shënuar sukses që në premierën e parë botërore.

Filmi me regji të Gentian Koçit u shpall fitues për çmimin ?Aktorja më e mirë?, që e mori Ornela Kapetani, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë.

Aktorja luan rolin Letës, duke përcjellë nga sytë e saj dhimbjen e një nëne të re të vetmuar, që përballet me jetën e dhe përfundon në një situatë tragjike gjatë kohës që kujdesej për një të moshuar, Sofinë. Këtë rol e luan me mjeshtëri Suzana Prifiti.

Ornela Kapetani rrëfen lidhjen e saj të ngushtë me figurën e Letës.

? Në këtë personazh Leta ishte një femnër e shtypur që nuk kishte zë dhe kjo mosfolja, heshtja që ka gjatë filmit është një mënyrë dhuna sociale që i ushtrohet? shprehet Ornela Kapetani

Regjisori Gentian Koçi tregon si nisi historia e filmit që e çoi drejt suksesit.