Report TV - Selami Bashës: Dorëhiqu, s'është vonë

2017-07-17 0

Në takimet me demokratët e Beratit, Kuçovës, Urës Vajguore dhe Poliçanit, Eduard Selami, është ndeshur me shqetësimin e strukturave për përçarjen e Partisë. Por Selami, ka theksuar se pikërisht në këto momente vota për të është akti i parë i bashkimit të partisë demokratike dhe rikthimit i saj si forcë bashkëkohore.

"Nëse vërtetë doni bashkim, me votoni mua dhe të bashkuar jeni. Kjo është një arsye më shumë. Unë shoh një shans real që së bashku të firmosim një kontratë, sepse ky model që ofroi është model bashkëkohor dhe i provuar. Nuk ka asnjë rast në historinë time publike që kam thënë diçka e se kam bërë?, tha Selami.

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, është shfaqur optimist nga mbështetja që ka marrë në bashkëbisedimet me demokratët, veçanërisht gjatë ditëve të fundit kur ata patën mundësinë ta njohin nga afër Selamin dhe vizionin e tij.

Free Traffic Exchange