Report TV - Bregu: E prisja hakmarrjen e Bashës, është "njeri i vogël"

2018-05-02 0

sh-deputetja e PD dhe një nga kritiket e kryedemokratit Lulzim Basha, Majlinda Bregu gjatë një interviste për emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në Report Tv, komenton humbjen e PD në zgjedhjet e 25 qershorit dhe situatën ku ndodhet aktualisht.

Bregu foli për zhvillimet më të fundit në PD dhe çfarë do të bëjnë kundërshtarët e Bashës, pas paralajmërimit të këtij të fundit se fraksionet nuk do legalizohen.

Hera e parë që flasim pas zgjedhjeve të qershorit dhe parashikimi juaj që mënyra sesi po performonte Basha doli dhe sipas parashikimit tuaj PD do të humbiste, sipas jush cili është shkaku që PD humbi?
E para nuk jam e lumtur që më doli fjala. Është një nga ato rastet që nuk ka ndjesi gëzimi që mbase intuita të bën të jesh i qartë, ajo që ndodhi me PD gjatë zgjedhjeve ishte humbje e paralajmëruar prej vitesh. Mënyra sesi PD iu afrua ciklit zgjedhor për këdo që ka eksperiencë politike por edhe ata që kanë një nuhatje politike, shkarja drejt një humbje të thellë ishte e qartë duke nisur edhe nga zgjedhjet lokale të 2013. Pavarsisht prej 2013 me urdhër të lidershipit të PD pati një shkëputje mes deputetëve dhe strukturave. Kur nisi procesi i zgjedhjes së degëve na u kërkua të mos kishim asnjë lidhje dhe asnjë influencim, ishin koordinatorët të caktuar nga Basha ata që do drejtonin. Ishte momenti i parë kur grupi politik parlamentar i PD u pushkatua politikisht pasi nuk do të kishin asnjë lidhje dhe kontroll me degët e PD. Më pas nisi një lloj amullie mendoj që u krijua një shkëputje sepse nuk njihnim më kryetarët në degë, kjo krijoi një shkëputje, më pas gjendja u rëndua me zgjedhjet e 2015 ku pak vetë e dinë që kishte një strategji të shmangies së deputetëve dhe ish-ministrave që nuk duhet të shfaqeshin me kandidatin Halim Kosova. Ka patur debate brenda nesh pasi na kërkohej të mos dilnim të shoqëronim kandidatin pasi do të mund të kishte kosto elektorale.

Free Traffic Exchange