http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë gjashtë-katëshe në qendër të Londrës rreth orës 10 të mëngjesit të së shtunës. Tymi i zi dhe flakët tmerruan turistët. Gjashtë ekipe dhe më shumë se 35 zjarrfikës po luftojnë ende me flakët, ndërsa autoritetet kanë evakuar të gjithë zonën e populluar nga turistët. Sipas raportimeve mësohet se flakët shpërthyen nga sistemi i ventilimit të një restoranti që ndodhet në katin e parë të ndërtesës. Flakët janë përhapur në bodrum dhe në katet e tjera të ndërtesës 6 katëshe. Londra nuk po gjen qetësi nga flakët . Më shumë se 250 banorë të ndërtesës ?Grendfell Toëer? i shpëtuan një zjarri shkatërrues i cili vrau të paktën 80 persona muajin e kaluar.