Dështim "shqiptar" ne Londër - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Qitësi i ekipit olimpik shqiptar Arben Kucana nuk ka arritur të kualifikohet në fazën finale të garës me pistoletë në largësinë 50 metra. Sportisti nga Tirana, ka zënë vendin e 37-të në fazën kualifikuese, duke u renditur i parafundit, pasi la pas vetëm konkurrentin nga Mali i Zi, Nikola Saranoviç. Në këtë mënyrë, Kucana i shtohet listës së sportistëve të tjerë shqiptarë, që dështuan totalisht në Lojërat Olimpike "Londër 2012", duke i dhënë fund ëndrrës, për një medalje nga ekipi ynë olimpik. Olimpiada që po zhvillohet në kryeqytetin britanik ka hyrë ndoshta në fazën e saj më interesante, pasi sonte pritet që xhamajkani Usain Bolt të tërheqë vëmendjen botërore me vrapimin në 100 metra për meshkuj. Bolt, që është padyshim një nga sportistët më të pritur të Lojërave Olimpike, tashmë nuk e ka të sigurt fitoren, pasi humbjet në botërorin e fundit, e kanë vënë në dyshim suksesin e tij. Një rival serioz për të, është bashkëpatrioti i tij nga Xhamajka, Yohan Blake. Ndërkohë, një tjetër sport që sot tërhoqi vëmendjen ishte edhe tenisi, pasi zvicerani Roger Federer dhe Andy Murray u përballën për medaljen e artë. Ndryshe nga ç'ndodhi pak javë më parë në turneun e Wimbledonit, britaniku Murray, triumfoi ndaj zviceranit, duke e mundur 3-0.

Albanian Olympic team shooter Arben Kucana failed to qualify in the final stage of the race with a pistol at 50 meters distance. Sportsman of Tirana, has taken place in the 37-stage qualifying, ranking the second lowest, after leaving behind only competitor from Montenegro, Nikola Saranoviç. In this way, Kucana added to the list of athletes of other Albanians, who totally failed at the Olympic Games, "London 2012", ending the dream for a medal from the Olympic team. Olympics taking place in the British capital has entered perhaps its most interesting phase, as expected tonight xhamajkani Usain Bolt the world's attention to race in the men's 100 meters. Bolt, who is undoubtedly one of the most awaited athletes of the Olympic games, has not already sure, however, after losses in the last World Cup, have cast doubt on its success. A serious rival to, is his compatriot from Jamaica, Yohan Blake. Meanwhile, another sport that today was the tennis drew attention after Swiss Roger Federer and Andy Murray faced the gold medal. Unlike what happened a few weeks ago on tour Wimbledonit, Briton Murray, to the Swiss triumphed by defeating 3-0.