Ora News – Prokuroria i kopsit dosjen bosit të heroinës në Francë dhe e çon për gjykim

2017-07-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Domart Konjari, i akuzuar si kreu i një organizatë kriminale në Francë, aktiviteti i së cilës ishte trafikimi dhe shitja e lëndës narkotike heroinë.
Konjari akuzohet për veprat penale të ?Trafikimi i narkotikëve?, ?Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale?, ?Organizata Kriminale?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale?, Fallsifikimit të letërnjoftimeve, psaportave ose vizave? dhe ?Korruspioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike?.
Domart Konjari u arrestua fillimisht në 18 janar 2016 në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në Korçës, pasi iu gjetën dokumenta të fallsifikuara me emrin Arben Lazri dhe, për këtë arsye, ndaj tij u vendos masa e sigurisë ?arrest në burg?.
Në bazë të veprimeve proceduriale, u identifikua se ky shtetas ishte Domart Konjari, për të cilin kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte dënuar me një vendim jo-përfundimtar me 10 vjet burgim. Autoritetet franceze kishin bërë gjithashtu një kërkesë autoriteteve shqiptare që, nëse arrestohej, gjykimi ndaj tij të zhvillohej në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-i-kopsit-dosjen-bosit-te-heroines-ne-france-dhe-e-con-per-gjykim/

Free Traffic Exchange