http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu po mban një takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e qeverisë.Ky është takimi i parë i diplomatit amerikan pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku Partia Socialiste arriti të fitonte e vetme 74 mandate.Në këtë takim Lu dhe Rama pritet të diskutojnë për vijimin e reformave veçanërisht ajo në sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilën SHBA ka patur një angazhim të drejtpërdrejtë.