Report TV - Kreu i Bashkisë së Kavajës do heqë Obeliskun kuqezi

2017-07-10 1

Obelisku në qendër të Kavajës, simbol i lëvizjes për demokraci në vitet 1990 do të hiqet sërish.

Pas heqjes së monumentit të dy gishtave, i emërtuar ?Obelisku i Demokracisë?, edhe vepra e vendosur nga ish-kryebashkiaku i majtë do të zhvendoset sërish.

Në atë kohë, kryeministri Rama e cilësoi obeliskun e dy gishtave si forma më e sinqertë e dekompozimit të Realizmit Socialist në trajtën e përçudnuar të një ?Realizmi Demokratik? dhe ndaj ai u zëvendësua me një tjetër obelisk me ngjyrat kuq e zi.

Por duket se kjo histori do të vijojë edhe më tej, pasi kryetari i sapo zgjedhur i bashkisë, Isa Sakja, në një lidhje telefonike për Report Tv deklaron se do të shikojë mundësinë për ta hequr atë, pasi obelisku aktual nuk simbolizon lëvizjen antikomuniste që ka të bëjë me 26 marsin e viti 1990.