Report TV - Nishani i thotë "Po" zgjedhjeve të përgjithshme dhe Kavajës

2017-07-07 0

Në një deklaratë për shtyp, Shefi i kabinetit të Presidentit, Olsi Lafe, njofton se Presidenti Nishani, ka dekretuar datën 25 qershor si datën e zgjedhjeve, ashtu siç është parashikuar edhe nga marrëveshja e arritur disa ditë më parë mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha.

Gjithashtu nga Presidenti është dekretuar e njëjta datë edhe për zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kavajë, që parashikohet po nga marrëveshja PS-PD.

Institucioni i Presidencës e ka vlerësuar marrëshjen mes dy partive si një marrëveshje në interes të vendit dhe popullit shqiptar.