Report TV - Mikel Shallari pranon vrasjen e Artan Cukut, tregon porositësit

2017-07-10 0

Mikel Shallari 24-vjeçari nga Kuçova merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë ndërsa rrëfen autorët që e paguan për të vrarë Artan Cukun si dhe vendin ku fshehu armët.

Burime për Report Tv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë me dije se prej 10 ditësh në fshatin Polovinë të Kuçovës kanë sekuestruar dy pistoletat që Shallari ka përdorur në ngjarjen e 8 prillit.

Shallari ka pranuar të flasë për hetuesit në momentin që ai është konsultuar me avokatin e tij dhe teksa provat e Prokurorisë e bënin atë përgjegjës.