BDI: Gjuha Shqipe shumë shpejt në kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji për avancimin e përdorimit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni, do të kalojë shumë shpejt në Kuvend. Këtë e konfirmoi kreu i BDI-së Ali Ahmeti.?Çështja e gjuhës është pjesë e marrëveshjes për koalicionin. Është çështje kohe se kur do të jetë në procedurë parlamentare.?Por pak ditë më parë, LSDM-ja, pjesë e koalicionit, njoftoi se ky ligj nuk është në mesin e 30 ligjeve prioritare të qeverisë së re. Ne nje deklarate per mediat të LSDM-së, thuhet se nuk është planifikuar asnjë afat konkret që përcakton kalimin në procedurë parlamentarë të ligjit për gjuhën. Ky ligj gjithashtu nuk ishte pjesë e paketës së është propozuar gjatë negocimit të partnerëve të koalicionit qeverisës.