https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria jo vetëm do të unifikoje tekstet me Kosovën, por do të nisë një epoke të re për kurikulat e arsimit parauniversitar. Së pari ky sistem do të ndryshojë formë me pesë klasa fillore, katër, 9-vjeçare e 3 gjimnaze dhe së dyti transformim kurikulave. Jo më mësime mekanike përmendesh të teksteve, por më shumë pjesëmarrje të nxënësve përmes praktikës. Për Ministrin e Arsimit në Kosovë, unifikimi i teksteve do të mundësojë lëvizjen e nxënësve mes dy vendeve edhe gjatë vitit shkollor, pa pasur problem perputhshmërinë e programeve. Gjuha shqipe dhe përfshirja e politikes në debatet për ndryshimin e saj, kanë qene në qendër të fjalës së kryeministrit Edi Rama. Ai bëri publike edhe një marrëveshje që do të bëhet së shpejti me "Google" për epokën dixhitale. Në shtator nis edhe zbatimi në shkolla i unifikimit dhe modernizimit të teksteve. Ai është konceptuar jo si një bashkim mekanik, por unifikim i njëkohshëm me metodologjinë evropiane të arsimit parauniversitar.