http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e sheh me shqetësim krijimin e një qeverie në Kosovë, që do të drejtohej nga koalicioni i forcave të luftës. Në një koment për zgjedhjet ai u shpreh se kjo do të sillte jo pak probleme për serbët.?I ashtuquajturi koalicion i veteranëve, ka fituar shumicën në zgjedhjet e Kosovës. Ky është grupimi që hapur ka kërcënuar serbët dhe kjo do të krijojë shumë probleme për ne.?Megjithatë Vuçiç tha se serbët do të dinë të ruajnë interesat e tyre në Kosovë.?Mbetet për të parë se ç?koalicione duan të formojnë. Ky koalicion ka përballë bllokun unik politik të përfaqësuesve të serbëve, që do të mbrojë interesat e serbëve e të Serbisë. Shqiptarët dhe disa të tjerë nga jashtë kërkuan të kishin një lloj kontrolli të deputetëve serbë në vendimmarrje, por nuk ia arritën?.Vucic falënderoi serbët e Kosovës qe iu përgjigjën apeleve për të votuar, duke treguar edhe dëshirën për dialog serioz me shqiptarët.