Dilemat për qeverinë e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë shtuar pikëpyetjet për qeverinë e re, pasi asnjë forcë politike nuk e krijon dot e vetme atë. Për ekzekutivin e ri duhen 61 vota nga 120 vende në parlament.Surpriza e zgjedhjeve ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka pësuar një rritje të madhe krahasuar me votimet e shkuara dhe ajo mund të luajë një rol kyç në negociatat mes partive.PDK-AAK-Nisma si forcë e parë do të kërkojë mbështetjen e deputetëve të Listës Serbe që kanë marrë mbi 5 përqind të votave dhe të minoriteteve, por ato mund të jenë të pamjaftueshme. Një tjetër skenar i mundshëm është bashkimi i LDK-AKR-Alternativës me Vetëvendosjen.Deri tani nuk ka vendime të dy koalicioneve se me kë forcë do të bashkëpunojnë. Koalicioni i ish-komandantëve të UCK nuk ka bërë ndonjë deklaratë.Reagime kanë ardhur nga përfaqësues të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, të cilët në rrjetet sociale kanë theksuar se koalicioni nuk do të përçahet dhe as si bllok as si subjekte te veçanta nuk do të përkrahin koalicionin rival. Vetëvendosja ndërkaq nuk ka bërë komente se me cilën forcë mund të bashkëpunojë.

Free Traffic Exchange