Shkarkime në administratë, shkak pjesëmarrja në fushata elektorale - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre drejtore drejtorie ne Ministrinë e Financave janë ne fazën e verifikimit te pjesëmarrjes ne fushatën elektorale, e per rrjedhoje pritet te merren masa ndaj tyre. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se ka nisur procedimi disiplinor, për shkarkim nga detyra të zyrtareve, por nuk bën të ditur emrat e tyre. Paralelisht me ketë situate, ministrja e Arsimit ka kërkuar pezullimin e drejtoreshës arsimore Vlorë, Albana Hodaj. Ministrja pretendon se Hodaj ka kundërshtuar në vijimësi urdhrat e titullarit, si dhe zbatimin e kontrollit ndaj nëpunësve që mund të përfshihen në fushatë elektorale.Të njëjtin fat ka patur edhe drejtori i drejtorisë rajonale të sigurimeve Elbasan, Ervis Xhelo. Ai është paditur pasi sipas urdhrit të ministres së punës, është përfshirë në fushatën elektorale.Por ministrat teknikë kanë konstatuar edhe ?hilenë? që përdorin punonjësit e administratës, për t?u përfshirë në aktivitetet politike.Ministrja teknike e financave Helga Vukaj pretendon se nje pjesë e mirë e punonjësve kanë marrë raport mjekësor me qëllim që të mos vijnë në punë dhe të kenë mundësi të marrin pjesë lirshëm në tubimet elektorale.Në njoftimin për shtyp, ministrja bën thirrje që raste të tilla të denoncohen nga qytetarët.Më herët ministrja Vukja nxori dhe një urdhër ku anuloi lejet dhe raportet përgjatë muajve maj-qershor, por ky urdhër hasi në kundërshtimin e zv.ministres.Kjo e fundit argumentoi se nuk është në kompetencën e ministres të merret me burimet njerëzore të administratës.

Free Traffic Exchange